75 Mall Live Search
11:21 / E Diele, 27 Tetor 2024 / Gj. Sh

Yamal tallet pak me Realin: Harruan që e kam edhe këmbën e djathtë

Lamine Yamal ishte një nga protagonistet në fitoren e mbremshme 4-0 të Barcelonës ndaj real Madridit.

17-vjeçari shënoi golin e tretë të ndeshjes, ndërsa Lewandowski me dy gola dhe një nga Raphinha, i sollen Barces tre pikë nga ”El Clasico”, shkruan IndeksOnline.

Por ajo çfarë bëri përshtypje ishte se Yamal golin ndaj Realit e shënoi me këmbën e djathtë, e cila nuk është e preferuara e tij.

Pas ndeshjes ai u tall pak me futbollistët e Realit, duke thënë se ata harruan se e ka edhe këmbën e djathtë.

“Ndoshta lojtarët e Real Madridit nuk e dinin që kam edhe këmbën e djathtë. Kështu që duhet ta përdor kur duhet, si sonte!”, deklaroi Yamal.

Ai ishte i lumtur me fitoren, derisa tha se tashmë është koha ta fitojmë La Ligan.

“Dua të them ‘visca Barça’. Hajde, le ta fitojmë La Liga-n. Do të shkojmë për këtë trofe”, u shpreh Lamine Yamal./IndeksOnline/