75 Mall Live Search
22:26 / E Diele, 27 Tetor 2024 / FR

Detaje nga rasti tragjik në Prishtinë, vëllai ther për vdekje vëllain

Një incident ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, saktësisht afër stacionit të trenit.

Një person dyshohet se e ka therur për vdekje vëllanë e tij.

Indeksonline ka mësuar se bëhet fjalë për vëllëzërit, Auron Miftari dhe Gent Miftari.

Ende nuk janë bërë të ditur motivet se si ka arritur deri tek përleshja e tyre.

Indeksonline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen forca të shumta të policisë dhe autoambulancës./Indeksonline/