Drejtori i Emergjencës: Një i lënduar nga arma e ftohtë po trajtohet, ka gjendje stabile

Indeksonline ka raportuar për një ngjarje të rëndë që ndodhi në kryeqytet, ku një person u ther për vdekje me thikë nga vëllai i tij.
Raportohet se personi që theri vëllanë në Prishtinë, është duke u trajtuar në QKUK.
Në lidhje me këtë ngjarje ka dhënë detaje Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla,ku njoftoi se gjendja e tij aktualisht është stabile.
“Një i lënduar me armë të ftohtë është duke u trajtuar në Qendrën Emergjente, për momentin janë duke iu kryer ekzaminimet e duhura. Gjendja është stabile”, është shprehur ai.
Indeksonline ka mësuar se bëhet fjalë për vëllëzërit, Auron Miftari dhe Gent Miftari.
Më poshtë mund të shihni pamje nga vendi ku ndodhi ky incident.