75 Mall Live Search
10:19 / E Hënë, 28 Tetor 2024 / S Z

Prania e manganit në liqenin e Badocit, KRU “Prishtina” : Mos e vloni ujin, merreni nga autobotet!

Në liqenin e Badocit prania e manganit po vazhdon të jetë e lartë. Kështu kanë bërë të ditur nga KRU “Prishtina” për Tëvë1.

Kompania thotë se uji është ende i papijshëm. “0.08mg për një litër e kemi sasinë e manganit në sasinë e ujit të patrajtuar. Ndërsa tek uji i trajtuar ka 0.03mg për litër”, thuhet në përgjigje.

Mangani është element kimik dhe jo bakteriologjik, andaj kompania thotë se konsumuesit ujin nuk duhet të vlojnë, sepse nuk e largojnë atë, por duhet të marrin nga autobotet.

“Ujin nuk duhet të vlojnë, sepse nuk e largojnë manganin nga uji. Por duhet të marrin nga autobotët. Do të marrim masa të tjera që herëve të tjera të mos kemi probleme të tilla”.

KRU “Prishtina” shpreson që shumë shpejt do të eliminohet prania e manganit në ujë.

“Shumë shpejt besojmë do të eliminohet kjo. Jemi duke pastruar dhe shpërlarjen e linjave magjistrale dhe sekondare në mënyrë që të mos mbetet sasi e manganit në tubacione primare dhe sekondare. Rekomandimi tjetër është nga IKSHPK-ja  që ne të sigurojmë ujë të pijshëm dhe përgatitje të ushqimit përmes autobotëve, duke filluar nga Badoci i Ri, Graçanica, Hajvalia, Veterniku, ‘Lagjja e spitalit’, rruga ‘B’, lagjja ‘Bregu i diellit’, ‘Muharrem Fejza’”. /