Nesër varroset Auron Myftari, që dyshohet se u ther për vdekje mbrëmë nga i vëllai

Varrimi i Auron Myftarit, që dyshohet se u ther për vdekje mbrëmë në Prishtinë nga i vëllai, Gent Myftari, do të bëhet nesër në orën 12:00, në varreza të qytetit në Arbëri.
Vëllai tjetër, Agon Myftari përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se familja nuk do të hapë të pame.
“Ju njoftojmë se varrimi i Auron (Hazir) Myftarit do të bëhet nesër (29 tetor 2024) me namazin e drekës (ora 12:00), në varreza të qytetit në Arbëri”.
“Njëkohësisht, ju njoftojmë se për shkak të rrethanave, familja nuk do të hapë të pame. Pritja do të bëhet vetëm në varreza”, ka shkruar tutje Myftari.