Gazi s’i ndalë punët, asfaltohet rruga në lagjen ku pati viktima nga përmbytjet

Kryetari i Komunës së Pejës gjatë ditës së sotme ka njoftuar se është asfaltuar rruga në lagjen ku pati viktima nga përmbyetjet e fundit në qytetin e Pejës.
Bëhet fjalë për lagjen ‘’Asllan Qeshme’’.

‘’Vazhdon rregullimi i infrastrukturës në lagjen Asllan Qeshme në Pejë, me të cilin rast është bërë asfaltimi i lagjes, ndërtimi i kanalit atmosferik, kanalit të ujërave të zeza dhe lirimi i hapësirave publike për një mjedis më të pastër dhe të sigurt për të gjithë’’, ka bërë të ditur Muhaxheri.

Theksojmë se Muhaxheri ishte cak i një sulmi të shtunën e kjo nuk e ka dal që ai sot të dal në teren./Indeksonline/