Ibrahimi: Qeveria ia ka bllokuar xhirollogarinë Komunës së Suharekës

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, ka bërë të ditur për IndeksOnline se Qeveria e Kosovës si pasojë e kontratës kolektive ia ka bllokuar xhirollogarinë bankare Komunës së Suharekës, e cila drejtohet nga Bali Muharremaj.
Ai ka thënë se kjo mund të ju ndodhë edhe komunave të tjera, pasi që Qeveria nuk po e zgjidh problemin.
“Qeveria ia bllokoi Komunës së Suharekës xhirollogarinë bankare si pasojë e kontratës kolektive dhe mosgatishmërisë se qeverisë për ta zgjidhur këtë problem. Kjo mund t’i ndodh edhe komunave tjera nëse qeveria nuk ka vullnet për të gjetur zgjidhje të këtij problemi. AKK edhe njëherë kërkon nga qeveria që t’i dëgjojë komunat dhe të reflektojë në kërkesat e tyre për kontratën kolektive”, ka thënë Ibrahimi për IndeksOnline.