75 Mall Live Search
11:32 / E Martë, 29 Tetor 2024 / L A

Roma s’po bëhet rehat me asnjë trajner, tani po mendon ta kthejë në pankinë një pensionist!

Gjigandi italian, Roma së fundi po kalon në një kohë krize.

Pas shkarkimit të De Rossit në fillim të sezonit, Roma i besoi pankinën kroatit Juriq mirëpo pas disfatës turpëruese ndaj Fiorentinës, Roma po mendon ta largojë atë.

Tashmë drejtuesit po mendojnë të rikthejnë nga pensionimi legjendën e klubit, Claudio Ranieri.

Ranieri, së fundi ka qenë trajner i Cagliarit ku u pensionua nga menaxhimi në fund të këtij sezoni.

Roma, aktualisht gjendet në pozitën e 11-të në tabelë dhe ka gjithsej 10 pikë, dhe rikthimi i Ranierit mund të ndalojnë ecurinë negative të “giallorosëve”./IndeksOnline/