75 Mall Live Search
12:56 / E Martë, 29 Tetor 2024 / S Z

Kurti: Për katër vjet bëmë transformime rrenjësore, të hyrat buxhetore u rriten si asnjëherë më parë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një konferencë për media ka thënë se për katër vjet qeverisjeje, kanë bërë transformime rrenjësore në të mirë të qytetarëve.

“Për këto kater vjet qeverisjeje kemi arritur të bëjmë transformie  rrënjësore, që janë në të mirë të qytetarëve. Njëra nga këto transformime janë dhe buxheti i shtetit. Përgjatë qeverisjes sonë, kemi arritur t’i rrisim të hyrat buxhetore si asnjëherë më parë. Po përgatisim buxhetin  për 2025. Të hyrat buxhetire te projektuara janë 3.3 milardë euro apo 90 për qind më e lartë se 2020. Për 2025 buxheti i planifikuar për shpenzime shënon mbi 3.6 miliard euro,  e që është 60 për qind më i lartë krahasuar me vitin 2020”, tha ai.

Ndërsa ka thënë se rritja e të hyrave  buxhetore është  bërë si pasojë e luftimit të kontrabandës.

” Rritjen e të hyrave buxhetore e kemi arritur duke e luftuar kontrabanden e duke e shtuar kontrollin. Rritjene të hyrave e kemi arritur duke e mbështetur rritjen e  qendryeeshme të ekonomisë. Duke i mbështetur bizneset e  prodhuesit dhe duke rritur mbështetjen për familjen. Për ktër vite qeverisje BPV është rritur, do ta tejkalojë shifren prej 10 miliardë, ndërsa vitin e  ardhëm prej 11 milioardë. Kjo rritje ekonomike ka qenë dhe gjithëprfshirëse kemi shtim të vendeve të punës krahas rritjes ekonomike. Deri me tani kemi  mbi 75 mijë vende të reja të punës”, tha ai.