75 Mall Live Search
21:47 / E Martë, 29 Tetor 2024 / MSH

Vetvaret në Hajvali i arrestuari për drogë në Kliqinë të Pejës

Shërbimi Korrektues i Kosovës njoftoi më herët se në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, rreth orës 19:00, është gjetur i vetëvarur me jelek të burgut në dhomën e tij i burgosuri me inicialet A.G.

“Menjëherë pas zbulimit të rastit, oficerët korrektues dhe stafi shëndetësor i Qendrës ndërmorën të gjitha përpjekjet e nevojshme, duke e nisur me shenja jete në Emergjencën e SHSKUK-së, por përpjekjet për ta rikthyer në jetë rezultuan të pasuksesshme” thuhet në njoftim të SHKK-së.

Burime të IndeksOnline pohojnë se i ndjeri ën fjalë është Aleks Gerbi.

Gerbi u arrestua një muaj më parë në Kliqinë të Pejës, nën dyshimin se ishte duke kultivuar sas të madhe të narkotikëve.

Gerbi dyshohet se kishte mbjellur mbi 1 ton drogë të llojit kanabis sativa, shkruan IndeksOnline.

Vlera e tyre dyshohet të jetë afro 5 milionë euro./IndeksOnline/