75 Mall Live Search
08:53 / E Mërkurë, 30 Tetor 2024 / MSH

Rusia dhe Ukraina i shkatërrojnë dhjetëra dronë të njëra-tjetrës gjatë sulmeve

Mbrojtja ajrore e Rusisë ka shkatërruar 23 mjete ajrore të Ukrainës gjatë natës në rajonet perëndimore, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes.

“Shtatë dronë ukrainas u rrëzuan në hapësirën ajrore të rajonit Rastov, pesë mbi Kursk, shtatë mbi Shmalensk dhe pjesa tjetër në rajonet Ariol , Bryansk dhe Belgorod , tha ministria.

Ukraina, nga ana e saj, njoftoi se gjatë natës shkatërroi 33 nga 62 dronët e lëshuar nga pala ruse.

Më herët, autoritetet thanë se nëntë persona u plagosën – përfshirë një vajzë 11-vjeçare në Kiev, pasi nga një dron rus u shkaktuan zjarre në dy ndërtesa të larta.