75 Mall Live Search
09:31 / E Mërkurë, 30 Tetor 2024 / k.v

Po transportonte kokainë në rrugën Prishtinë-Gjilan, antidroga arreston taksistin në Graçanicë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë në lidhje me aksionin e mbrëmshëm të antidrogës ku në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, u ndalua një veturë dhe gjatë kontrollit të saj u gjeten 110 gramë kokainë dhe para kesh.

Sipas policisë, personi i arrestuar në Graçanicë është taksist, ndërsa vlera e mallit të sekuestruar është rreth 10 mijë euro, transmeton IndeksOnline.

“Është arrestuar një taksist, pasi që gjatë kontrollit të veturës së tij të punës (taksi) i është gjetur dhe sekuestruar 110 gramë substancë narkotike e llojit kokainë, një veturë, 200 euro dhe një telefon mobil. Vlera e substancës narkotike është rreth 10.000 euro”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet përkitazi me rastin ende po vazhdojnë./IndeksOnline/