Ukraina dhe Rusia filluan fshehurazi negociatat e paqes, ky shtet është ndërmjetës

Ukraina dhe Rusia kanë nisur bisedimet paraprake me qëllim ndalimin e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike.
Me ndihmën e Katarit si ndërmjetës, Ukraina dëshiron të ringjallë negociatat që ishin afër një marrëveshjeje përpara se të ndërpriteshin nga pushtimi ukrainas i Kurskut.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha këtë muaj se një marrëveshje për të mbrojtur objektet energjetike mund të tregojë gatishmërinë e Rusisë për bisedime më të gjera paqeje.
Moska dhe Kievi tashmë kanë reduktuar shpeshtësinë e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike të njëri-tjetrit në javët e fundit si pjesë e një marrëveshjeje të arritur midis agjencive të tyre të inteligjencës, sipas një zyrtari të lartë ukrainas.
Putin tha javën e kaluar se Rusia është e gatshme të shqyrtojë çdo variant të marrëveshjeve të paqes bazuar në realitetet në terren./Indeksonline/