Amir Rrahmani gëzoi një tifoz kosovar mbrëmë, ia dhuroi fanellën pas fitores ndaj Milanit

Skuadra e Napolit mbrëmë mposhti 2:0 Milanin në stadiumin “San Siro” duke konfirmuar formën e jashtëzakonshme këtë edicion.
Pas ndeshjes, Amir Rrahmani gëzoi një tifoz që mbante në duar gjatë gjithë ndeshjes flamurin e Kosovës, shkruan IndeksOnline
Rrahmani e pa tifozin pas fitores ndaj “kuqezinjëve” dhe shkoi menjëherë ia dhuroi fanellën e Napolit.
Sigurisht që ky ishte një gjest fantastik nga kapiteni i Kombëtares së Kosovës./Indeksonline/