75 Mall Live Search
10:21 / E Mërkurë, 30 Tetor 2024 / L K

Ndërron jetë aktorja e njohur amerikane, luajti edhe te filmi “Friend”

Aktorja dhe këngëtarja Teri Garr vdiq në moshën 80-vjeçare pas një beteje të gjatë me sklerozën.

Ajo u diagnostikua me sklerozë të shumëfishtë në vitin 2002 dhe më pas pësoi një aneurizëm në vitin 2006.

Ylli amerikan u bë e famshme me rolet në komedi dhe drama gjatë viteve 1970-të dhe 1980-të. Disa nga më të famshmet e saj janë ato në “Young Frankenstein” nga viti 1974, “Close Encounters of the Third Kind” nga 1977, “Tootsie” nga viti 1982, për të cilin u nominua për “Oscar”.

Garr ishte pjesë e shfaqjeve të famshme si “Friends”, “The Simpsons” dhe “Star Trek”./Indeksonline/