75 Mall Live Search
19:27 / E Mërkurë, 30 Tetor 2024 / Gj. Sh

Dortmund pritet të nxjerr në shitje pesë futbollistë

Borusia Dortmund nuk e ka nisur mirë sezonin nën drejtimin e Nuri Shahin.

Mbrëm Dortmund u eliminua nga Kupa e Gjermanisë, pas humbjes nga Wolfsburg, shkruan IndeksOnline.

Sipas “Bild”, presiono tashmë është mbi Nuri Sahin, i cili morri drejtimin e klubit pas largimit të Edin Terzic.

Raportohet se Borusia Dortmund do të nxjerr në shitje pesë futbollistë, për të bërë një minirevolucion në skuadër.

Në listën e largimeve janë Donyell Malen, Emre Can, Julian Brandt, Niklas Sule dhe Marcel Sabitzer./IndeksOnline/