75 Mall Live Search
23:11 / E Mërkurë, 30 Tetor 2024 / Z S

Gjuatja me armë zjarri në Shkodër, shoqërohet për në Polici një përson

Gjatë ditës së sotme në Shkodër pati gjuatje me armë zjarri. Nga gjuatjet me armë zjarri humbën jetë dy përsona ndërsa dy të tjerë u plagosën.

Lidhur me këtë rast një përson është shoqëruar në Polici.Bëhet fjalë për Safet Bajri.

Shënjestra të atentatit, ishin Hamza Lici, i cili humbi jetën në vendngjarje, dhe Arlind Bushati, i cili vdiq më vonë në spital. Lici dhe Bushati, ndodheshin në një automjet dhe po lëviznin në momentin që iu bë atentat raporton Abcnews.

Viktimë mbeti edhe Flutura Basha, e cila po lëvizte me motoçikletë me bashkëshortin e saj, Bashkim Basha. Ata u përplasën nga makina e Licit dhe Bushatit pasi humbën kontrollin nga të shtënat me armë.

Një ndër pistat e hetimit të policisë për këtë ngjarje është konflikti i vjetër mes fisit Lici dhe Bajrave në Shkodër/Indeksonline/