75 Mall Live Search
10:10 / E Enjte, 31 Tetor 2024 / Z S

Parlamenti “blindohet” para seancës

Garda e Republikës ka rrethuar godinën e parlamentit me një gardh metalik pak minuta para fillimit të seancës së kuvendit.

Këto masa janë marrë pas përplasjeve të dhunshme të javëve të fundit, mes deputetëve të opozitës dhe efektivëve të Gardës dhe Policisë së Shtetit.

Në seancën e të hënës, deputetët e përjashtuar të opozitës vendosën të mos paraqiten, por të përgatisnin protestën e një dite më pas, ku bashkë me protestues të shumtë bllokuan disa akse të vendit.

Ndërsa deputetët që u futën në parlament nuk shkaktuan trazira, por vetëm bllokuan foltoren duke mbajtur në duar pankarta me mesazhe në anglisht kundër qeverisë socialiste, drejtuar ndërkombëtarëve, raporton A2CNN-i.

Dy javë më parë, mes gardistëve dhe deputetëve të opozitës pati përplasje të forta, për shkak se nuk lejoheshin të futeshin në sallë deputetët e përjashtuar.

Para nisjes së seancës, deputetët e Partisë Demokratike janë duke zhvilluar një mbledhje grupi./Indeksonline/