“Ndryshimi po vjen”, Abdixhiku prezanton premtimet e parealizuara të Kurtit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar premtimet që kryeministri Albin Kurti nuk ka realizuar.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka shfaqur një video ku shfaqet Kurti duke premtuar banimin e përballueshëm për çiftet e reja, gratë kryefamiljare dhe shërbyesit publikë, si arsimtarët, infermierët, policët e zjarrfikësit.
Ky banim i përballueshëm ishte premtuar për 4 mijë familje, shkruan IndeksOnline.
“Çka u tha e çka s’u bë, për çiftet e reja, gratë kryefamiljare e shërbyesit publik? Kosova, meriton më mirë! Ndryshimi po vjen!” thuhet në postimin e publikuar nga Abdixhiku.
Kujtojmë, se zgjedhjet e ardhshme në Kosovë do të mbahen më 9 shkurt./IndeksOnline/