75 Mall Live Search
14:36 / E Enjte, 31 Tetor 2024 / MSH

Flamuri i zyrës së BE-së në gjysmështizë, kjo është arsyeja

Zyra e BE-së në Kosovë ka vendosur të bashkëndjejë me popullin spanjoll, pas përmbytjeve vdekjeprurëse që kanë goditur vendin.

Në shenjë solidarizimi, flamuri i Bashkimit Evropian po valon në gjysmështizë, raporton IndeksOnline.

Lidhur me këtë është deklaruar edhe vetë BE-ja.

“Sot, flamuri i BE-së valon në gjysmështizë në shenjë solidariteti me Spanjën dhe popullin e saj. Zyra e BE-së në Kosovë shpreh ngushëllimet e saj të sinqerta për familjet dhe miqtë që janë në zi nga humbja e njerëzve të dashur, në përmbytjet shkatërruese në Spanjë”, thuhet në postimin e BE-së.

Vërshimet e kësaj jave kanë goditur kryesisht rajonin e Valencias, teksa raportohet se afro 100 persona kanë ndërruar jetë.

Mijëra shtëpi kanë mbetur pa ujë dhe energji elektrike.

Qindra ekipe emergjente janë aktivizuar në misionet e kërkim-shpëtimit, bashkë me trupat ushtarake të vendit.

Këto vërshime janë më të rëndat prej vitesh në Spanjë./IndeksOnline/