22:00 / E Shtunë, 20 Janar 2018 / indeksADMonline

Kishte paralajmëruar vizitë dyditore në Kosovë, por Vuçiq sonte kthehet në Serbi (Video/Foto)

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili që nga mëngjesi po qëndron në Kosovë, megjithëse kishte paralajmëruar se do të qëndroj në Kosovë të shtunën dhe të dielën, ai pritet që sonte të kthehet në Serbi.

Ai aktualisht ndodhet në fshatin Llapnasellë të komunës së Graqanicës, ku po mban një takim me serbët lokal atje.

Burime të Indeksonline kanë konfirmuar se si menjëherë pas këtij takimi do të niset për në Serbi, përmes pikës kufitare të Jarinjës.

Ende nuk janë të qarta arsyet e ndërprerjës së vizitës së presidentit serb, pasi që ai sipas agjendës pritej që nesër pasdite të kthehej në Serbi. /Indeksonline/