75 Mall Live Search
17:49 / E Enjte, 31 Tetor 2024 / Gj. Sh

Ruud van Nistelrooy: Jam i motivuar të qëndroj në Man United

Ish-futbollisti i Manchester United, mbrëmë e drejtoi klubin për herë të parë si trajner.

Holandezi i cili është ushtrues detyre, pas shkarkimit të Erik Ten Hag, ka udhëhequr Unitedin ndaj Leicesterit, në 1/8 e finales së Carabao Cup, duke fituar me rezultat 5-2, shkruan IndeksOnline.

Por ai nuk e ka në plan të qëndroj si trajner por si zëvendëstrajner, ashtu siq ishte muajt e fundit.

“Jam i motivuar të qëndroj në Man United. Do të rikthehem te kontrata ime e asistentit që kam këtu për këtë sezon dhe në vijim. Kam ardhur si asistent për të ndihmuar klubin përpara dhe jam ende i motivuar ta bëj këtë në çdo kapacitet”, ka deklaruar Nisterloy.

Kujtojmë që Manchester United është afër marrëveshjes me Ruben Amorim, që të bëhet ttrajner i ri./IndeksOnline/