Përmbytjet në Valencia, Real Madridi ndan një milionë euro

Ditët e fundit, qyteti spanjoll Valencia, është i përmbytur nga uji pas një stuhie të fuqishme që ka goditur vendin.
Kjo ka bërë që edhe ndeshja e fundjavës në La Liga, ajo mes Valencias dhe Real Madridit të shtyhet për një datë tjetër, shkruan IndeksOnline.
Ndërkohë klubi i Real Madridit, përmes një njoftimi në faqen zyrtare, ka bërë të ditur se ka ndarë një milionë euro për të ndihmuar viktimat e stuhisë në Valencia.
”Fondacioni Real Madrid dhe Kryqi i Kuq kanë nisur sot një fushatë për mbledhjen e fondeve që synon të mbështesë të prekurit nga stuhia.
Real Madridi ka vendosur të mbështesë këtë fushatë me donacionin prej një milion eurosh për të ndihmuar familjet e shumta që janë në një situatë kritike dhe kanë nevojë për të gjithë ndihmën dhe solidaritetin tonë.”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/