Largimi i Feronikelit ’74, Muhamet Dragusha: Mos ua shuani ëndrrat talentëve, vazhdoni për tifozët!

Skuadra e Feronikelit ’74 dje gjatë ditës tronditi futbollin kosovar duke u larguar nga Superliga e Kosovës, për shkak sipas tyre u dëmtuan shumë nga gjyqtarët.
Ish-futbollisti kosovar, tani trajner Muhamet Dragusha në një intervistë për Indeksonline e komenton këtë situatë. Ai thotë se është një arsye e fortë pse janë tërhequr nga garat, por në anën tjetër ka një lutje për t’u rikthyer për shkak të talentëve të futbollit.

“Vendimi i tyre për largim sigurisht se nga udhëheqësia është parë me arsye të forta, pasi Feronikeli ’74 po dëmtohet rregullisht dhe kjo s’është e drejt. Por duhet menduar edhe anën tjetër, sepse nëse ekipa e parë largohet, atëherë ku mbetën gjeneratet e reja që janë e ardhmja e futbollit.
“Nuk duhet që ekipin e zemrës të shumë talentëve ta shuajnë vendimet e gabuara të gjyqtarëve (sipas pretendimeve të tyre).
“Unë mendoj që përveç çrregullimit të komplet Superligës, ata duhet të vazhdojnë për hirë të gjeneratave të reja që dëshirojnë të rriten me klubin e tyre dhe të arrijn nivele europiane. Feronikeli ’74, vazhdoni, jetësoni ëndrrat e talentëve dhe mos ua shuani klubin super tifozerisë “Tigrat e Zi”, tha Muhamet Dragusha për Indeksonline
Arsyje a largimit të Feronikelit ’74 ishin gjyqtarët, kurse Dragusha i komenton në këtë mënyrë:
“Gjyqtarët i kemi shumë të mirë dhe kemi zhvillim të tyre, sidomos ata që kanë stemen e UEFA-s, por që sigurisht duket përmirësuar akoma me shumë kuadro te reja profesionale. Kosova është vend i vogël, ata gjyqtarë që kanë qëllime apo kalkulojnë ata duhet larguar menjëherë nga futbolli”, vazhdoi tutje Dragusha
Skuadra e Feronikelit ’74 në 11-xhiro në Superligë ka marrë vetëm tri pikë, kurse largimi i tyre dëmton edhe skuadrat tjera, pasi do i hiqen të gjitha pikët që i kanë fituar ndaj klubit nga Drenasi./Indeksonline/