75 Mall Live Search
09:49 / E Premte, 01 Nëntor 2024 / k.v

Policia i kap në flagrancë dy persona, duke shitur drogë rrugëve të Ferizajt

Janë arrestuar dy persona në Ferizaj për shkak se gjatë kontrollit tek ata policia ka gjetur dhe sekuestruar 14 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një mulli për bluarje të narkotikëve, një pako letra për mbështjellje të marihuanës dhe 730€ para të gatshme.

Arrestimi i dilerëve të drogës është bërë të enjten rreth orës 18 e 30 minuta në qendër të Ferizajt, transmeton IndeksOnline.

“Rasti ishte raportuar paraprakisht dhe të arrestuarit dyshohet se ishin duke shitur substanca narkotike. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline/