75 Mall Live Search
10:01 / E Premte, 01 Nëntor 2024 / G T

“Humbës janë të gjithë”, Blendi Memaj komenton largimin e Feronikelit ’74: Gjyqtarët janë trageti kryesor i kësaj katrahure!

Ish-futbollisti i shumë skuadrave në Kosovë dhe jashtë saj, tani analist i këtij sporti, Blendi Memaj, ka komentuar ngjarjet e fundit që lidhin me tërheqjen nga gara të Feronikelit ’74.

Përmes një interviste për Indeksonline, Memaj e ka cilësuar vendimin e skuadrës nga Drenasi si një ngjarje të hidhur për futbollin tonë.

Ai thotë se dëmtimet që i sjell ky largim janë të mëdha, duke prishur kështu edhe imazhin e futbollit vendor.

“Padyshim një nga ngjarjet më të hidhura që i ka ndodhur futbollit të Kosovës, për vet faktik që kemi të bëjmë me një klub ikonik nga Drenasi, i cili është disa herë kampion në ligën tonë dhe fitues i Kupës dhe Superkupës. Por që ky akt nuk do të peshonte ndryshe edhe po të ishte cilido klub tjetër”, tha fillimisht Memaj për Indeksonline

Ish-lojtari i Besiktasit në grupmoshat e reja thotë poashtu se ky vendim do e prishë imazhin e futbollit vendor.

Dëmtimet janë si në aspektin e garave, por edhe prishjen e imazhit. Pashmangshëm që ndikimi është negativ dhe nga ky akt humbës janë të gjithë, po rnë veçanti futbolli i Kosovës. Pasojat e këtij vendimi tashmë janë evidente, çështja ka kaluar në përmasa të jashtëzakonshme, jemi dëshmitar të verdikteve kontestuese nga gjyqtarët që me keqardhje janë trageti kryesor i komplet kësaj katrahure”, vazhdoi tutje ish-lojtari i shumë skuadrave

Nga ana tjetër, Memaj e vë në dyshim profesionalitetin e klubit të Feronikelit ’74.

“Jemi përball një mjegullie sepse nuk dihet nëse ky është nivel profesional apo ka ndonjë argument tjetër që akoma është i panjohur. Sepse klubet po thirren në tendenca të cilat ne akoma nuk i dijmë dhe rrjedhimisht mbetët vetëm akuza apo aludime”, përfundoi Memaj.

Skuadra e Feronikelit ’74 në 11-xhiro në Superligë ka marrë vetëm tri pikë, kurse largimi i tyre dëmton edhe skuadrat tjera, pasi do i hiqen të gjitha pikët që i0 kanë fituar ndaj klubit nga Drenasi./Indeksonline/