”Gjoba si hallva”, policia e lëshon dorën me dënime në Ferizaj

Policia Rajonale e Ferizajit nuk i ka kursyer aspak vozitësit gjatë muajit tetor.
Sipas raportit policor gjatë muajit tetor-2024 policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 6242 gjoba për kundërvajtje, ndërsa ka hequr 57 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion, ku parashihet masa mbrojtëse heqje e patentë shoferit.
Ndërsa është bërë e ditur se gjatë muajit tetor-2023 ishin shqiptuar 6336 gjoba për kundërvajtje, apo një zbritje për – 1.42 % më pak në këtë vit.
Policia ka bërë të ditur edhe disa nga kundërvajtjet e shkaktuara në komunikacionin rrugor gjatë muajit tetor- 2024.
– Tejkalim i shpejtësisë, 2242 gjoba
– Parking i parregullt , 1082 gjoba
– Mos respektimi i shenjave të komunikacionit, 473 gjoba
– Mos mbajtja e distancës në mes të automjeteve, 136 gjoba
– Skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit, 130 gjoba
– Drejtimi i automjetit pa patentë shofer, 119 gjoba
– Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 89 gjoba
– Tejkalim në vijë të plotë, apo vend të ndaluar, 77 gjoba
– Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit, 7 gjoba,
– Të tjera, 1887 gjoba
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes, të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit rrugor./Indeksonline/