75 Mall Live Search
14:53 / E Premte, 01 Nëntor 2024 / G T

Feronikeli ’74 vazhdon të mbetët në gara të Superligës, tërhiqet nga vendimi i djeshëm

Skuadra e Feronikelit ’74 sot në konferencë të jashtëzakonshme ka deklaruar se ka ndryshuar vendimin për tërheqje nga garat e Superligës së Kosovës.

Presidenti i klubit, Erlind Krasniqi tha se tërhiqen nga vendimi i djeshëm me idenë që të ketë përmirësime te gjyqtarët, shkruan Indeksonline

Dje gjatë ditës, skuadra nga Drenasi pas barazimit ndaj Llapit mori vendimin për tërheqje nga garat për shkak të gjyqtarëve.

Por, sot klubi ka ndërruar këtë vendim dhe shpresojnë që në të ardhmen të mos ketë gabime të tilla.

Feronikeli ’74 tani do t’i vazhdoj garat dhe nesër do të luaj ndaj Ballkanit në javën e 12-të në Superligë.

Kujtojmë që klubi në 11-xhiro ka grumbulluar vetëm tri pikë dhe gjendet në pozitën e fundit në tabelë./Indeksonline/