75 Mall Live Search
22:25 / E Premte, 01 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Bayer Leverkuseni i Granit Xhakës gabon përsëri, barazon me Stuttgartin

Bayer Leverkusen nuk po tregohet aq e sukseshme këtë sezon, ashtu si ai paraprak, ku u shpall Kampion i Gjermanisë.

Skuadra ku luan futbollisti kosovar, Granit Xhaka, barazoi sonte pa gola ndaj Stuttgartit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të të Bundesligës, shkruan IndeksOnline.

Ky ishte barazimi i dytë radhazi për Bayer Leverkusenin.

Kampioni i Gjermanisë ka 16 pikë këtë sezon dhe renditet në vendin e tretë, me katër pikë prapa Leipzigut dhe Bayern Munichut.

Në anën tjetër, Stuttgart renditet në vendin e shtatë, me 13 pikë./IndeksOnline/