75 Mall Live Search
07:59 / E Shtunë, 02 Nëntor 2024 / FR

Mot me diell e vranësira, temperaturat deri në 18 gradë Celsius

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.

Në mëngjes pritet të ketë mjegull, nëpër ultësira, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 15 deri 18 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-3m/s”, shkruan mes tjerash në njoftim.