Vinicius mund të përfundoj në Premierligë, dy skuadra angleze pas brazilianit

Vinicius Junior është futbollisti më i përfolur në javën e fundit.
Ai ishte një nga pretendetët kryesor për ta fituar çmimin e Topit të Artë, për vitin 2024, por në fund ishte futbollisti spanjoll Rodri, ai i cili u kurorizua me këtë çmim, shkruan IndeksOnline.
Vinicius ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2027, por braziliani ka disa oferta në tavolinë.
Gjatë verës së kaluar, u raportua se ai kishte oferta marramëndëse nga Arabia, me vlerë mbi 1 miliardë euro.
Së fundi interesim për Vinicius kanë shfaqur edhe dz skuadra nga Premierliga, Manchester United dhe Chelsea.
24-vjeçari vite më parë ka deklaruar se është i lumtur te Real Madridi dhe dëshiron ta mbyll karrierën aty, por ngjarjet e fundit duket se kanë ndikuar te ai dhe mund të provoj një aventurë të re në Premierligë./IndeksOnline/