75 Mall Live Search
15:30 / E Shtunë, 02 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Vazhdon kriza e Arsenalit, pëson humbje nga Newcastele

Newcastle United ka shënuar fitore ndaj Arsenalit në ndeshjen e javës së 10-të të Premierligës angleze.

Rezultati përfundimtar në stadiumin ”St. James’ Park” ishte 1-0, shkruan IndeksOnline.

“Laraskat” iu rikthyen fitores derisa ”Topçinjët” po vazhdojnë me krizë rezultatesh, pasi kjo ishte ndeshja e tretë pa fitore.

Heroi i Newcatle ishte Alexander Isak, i cili shënoi golin e vetëm të ndeshjes, në minutën e 12-të.

Arsenali vazhdon të mbetet në vendin e tretë me 18 pikë, derisa Newcastle është e teta me 15 pikë./IndeksOnline/