Duel mes shqiptarësh, këto janë formacionet zyrtare të ndeshjes Napoli-Atalanta

Ndeshje interesante pritet të zhvillohet sot në Serie A.
Lideri, Napoli pret Atalantën në ndeshjen e vlefshme të javës së 11-të në Serie A-së.
Kjo ndeshje mund të cilësohet si një lloj dueli mes lojtarëve shqiptarë, me Rrahmanin që luan për Napolin dhe Berat Gjimshitin që luan për Atalantën.
Këto janë formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Aktualisht, Napoli gjendet në krye të tabelës në Serie A me 25 pikë, ndërsa Atalanta në vendin e 4-të me 19 pikë./IndeksOnline/