Përfundojnë pjesët e para të ndeshjeve Suhareka – Drita dhe Prishtina – Ferizaji

Përfundojnë pjesët e para të dy ndeshjeve të javës së 12-të në Albi Mall Superliga.
Pjesa e parë në Suharekë, u mbyll me rezultat 1-1 me golat e shënuara nga Mevlan Zeka për vendasit në minutën e 28-të, ndërsa goli i barazimit nga Drita erdhi në fund të pjesës së parë ku Ibrahim Salifou shënoi në minutin e 44-të.
Ndërsa në kryeqytet, Prishtina e mbylli pjesën e parë pa gola kundër skuadrës së Ferizajit./IndeksOnline/