75 Mall Live Search
19:42 / E Diele, 03 Nëntor 2024 / FR

Sinani pas përfundimit të protestës: Medvegja sot u bë simboli i zërit të çdo shqiptari

Gjatë ditës së sotme është mbajtur protesta nën moton “Kthema adresën” në Medvegjë, për të kundërshtuar për pasivizimin e adresave.

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, përmes një postimi në facebook u shprehë që Medvegja sot u bë simboli i zërit të çdo shqiptari që kërkon të drejtat e tij.

Tutje Sinani, tha se përmes kësaj proteste kërkuan mbështetje ndërkombëtare për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie

“Protesta e sotme “Kthema adresën” në Medvegjë ishte një zë i fuqishëm për barazi dhe drejtësi, një sfidë ndaj përpjekjeve për pasivizimin e adresave dhe për fshirjen e identitetit tonë kombëtar nga këto troje.

Medvegja sot u bë simboli i zërit të çdo shqiptari që kërkon të drejtat e tij. Me flamurin tonë kombëtar qëndruar krenar, kërkuam mbështetje ndërkombëtare për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie”, ka shkruar Sinani./Indeksonline/