75 Mall Live Search
10:21 / E Hënë, 04 Nëntor 2024 / AR

Rasti Diddy, avokatët e reperit përpiqen të mbyllin gojën e dëshmitarëve

Ekipi i Sean Diddy Combs u përpoq të bllokonte një dëshmitar që bëri pretendime serioze për festat e supozuara të “freak-off” të reperit.

Në këto festa, pohon dëshmitari, Diddy i detyronte viktimat të kishin marrëdhënie intime me prostitutat dhe dyshohet se filmonte gjithçka pa dijeninë e tyre, raporton ABC News, transmeton Indeksonline.

Avokatët e tij, Marc Agnifilo dhe Teny Garagos, u ankuan për “vëmendjen e tepërt të medias përpara gjyqit” dhe i kërkuan gjykatësit të urdhërojë dëshmitarët që të përmbahen nga deklaratat.

Në një letër drejtuar gjyqtarit, ata vunë në dukje se disa individë “kërcënojnë të drejtën e Combs për një gjykim të drejtë”.

Ata iu referuan në mënyrë specifike ish-mikut të tij Courtney Burgess, i cili deklaroi në intervista të shumta se kishte parë video të të famshmëve duke u viktimizuar në festat famëkeqe të Diddy./Indeksonline/