75 Mall Live Search
11:15 / E Martë, 05 Nëntor 2024 / mp

Nis intervistimi i Noizyt në Pejë

Sot rreth orës 10:30 është dorëzuar në Drejtorionë e  Rajonit të Policisë së Pjejës reperi  shqiptar  Rigles Rajku i njohur si Noyzi.

“Sot  rreth orës 10:30 personi i cili është shpallur në kërkim, më 5 gusht 2024 nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë është vetëdorëzuar i dyshuar për lëndime të rënda trupore Rigels Rajku i njohur si Noyzi. I dyshuari aktualisht me avokatin e tij është duke u intervistuar  nga polica në Pejë”, ka thënë për IndeksOnlinën Driton Rugova zëdhënës i Policisë për Rajonin e Pejës.

Kujtojmë se më 8 gusht të këtij viti drejtësia në Shqipëri kishte marrë vendimin, ku Noizyt dhe DJ Crax-it u ishte caktuar masa arrest me burg.

Më pas më 16 gusht, Gjykata e Durrësit e liroi Noizyn nga paraburgimi, pasi ofroi një garanci pasurore në vlerë prej 50.000 eurosh./IndeksOnline/