75 Mall Live Search
09:18 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2024 / G T

“Është moment i vështirë”, Pep Guardiola pas humbjes befasuese mbrëmë ndaj Sportingut: Dua të luftoj!

Skuadra e Sporting Lisbonës arriti fitore të thellë 4:1 ndaj Manchester Cityt në raundin e katërt në UEFA Champions League.

Trajneri spanjoll, Pep Guardiola pas ndeshjes tha se është një moment shumë i vështirë, shkruan Indeksonline

“Është një moment shumë i vështirë. Pavarësisht rezultatit, unë jam këtu do jem këtu.

“Dua të luftoj, nuk dorëzohem. Kush do që të na ndjek, ejani. Ne jemi këtu”, u shpreh Pep Guardiola pas ndeshjes

Pep-it nuk i ka ndodhur moti kohë që t’i humb tri ndeshje radhazi në të gjitha garat me Manchester Cityn. Përveç humbjes mbrëmë, ata u mposhtën edhe ditë më parë nga dyshja angleze, Tottenham Hotspur dhe Bournemouth./Indeksonline/