JD Vance për fitoren e Trump: Rikthimi më i jashtëzakonshëm në historinë e SHBA-së

JD Vance, në një fjalim të shkurtër që mbajti pas Donald Trumpit, tha se ky është rikthimi më i jashtëzakonshëm politik.
Vance, i cili u kandidua nga Trumpi për zëvendëspresident, deklaroi se do të bëjnë gjithashtu një rikthim të jashtëzakonshëm ekonomik.
“Zoti president, e vlerësoj që më lejoni t’ju bashkohem në këtë rrugëtim. Ju falenderoj për besimin, kemi qenë dëshmitarë të rikthimit më të jashtëzakonshëm në SHBA.
Nën drejtimin e presidentit Trump, s’do të ndalojmë së luftuari për ju dhe të ardhmen. Pas rikthimit të jashtëzakonshëm në historinë e SHBA, do të bëjmë rikthimin më të jashtëzakonshëm ekonomik nën drejtimin e Trumpit”, u shpreh ai.