75 Mall Live Search
22:04 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2024 / Gj. Sh

PO, PO, PO, 2 Korriku U19 vazhdon tutje në UEFA Youth League

Skudara e 2 Korrikut U19, po vazhdon të shkruaj historinë në Evropë.

2 Korriku U19, është kualifikuar në raundin final të UEFA, Youth League, shkruan IndeksOnline.

Skuadra nga kryeqyteti i Kosovës, ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë ndaj UCD Dublin U19, me rezultat 1-3, duke u kualifikuar tutje me rezultat të përgjithshëm 5-2.

Dy gola në këtë ndeshje i shënoi Rin Ahmeti dhe një tjetër Omer Shala.

Në raundin final, 2 Korriku U19 do të përballet me skuadrën e Dinamo Kiev U19./IndeksOnline/