Kancelari Scholz shkarkon ministrin e Financave, në janar votëbesimi për Qeverinë

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka vendosur të shkarkojë ministrin e Financave, Christian Lindner.
Kjo lëvizje e kancelarit sinjalizon ndarje të thella mes partive të koalicionit qeverisës në Gjermani, të përbërë nga SPD-ja, Të Gjelbrit dhe FDP-ja.
Kancelari Olaf Scholz dha një konferencë shtypi lidhur me këtë vendim duke shpjeguar situatën e krizës qeveritare lidhur me buxhetin dhe ekonominë dhe mosmarrëveshjet brenda koalicionit.
Po ashtu është bërë e ditur se më 15 janar kancelari do të paraqesë kërkesën për votëbesim në Bundestag.
Ky veprim mund të shtyjë zgjedhjet parlamentare të Gjermanisë, të planifikuara për vjeshtën e vitit 2025, deri në mars 2025./Indeksonline/