75 Mall Live Search
22:53 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Atletiko Madrid fiton në ”frymën e fundit” ndaj PSG-së

Atletiko Madrid ka marr tre pikë të rëndësishme në Champions League.

ATM shënoi fitore ndaj PSG-së në udhëtim, me rezultat 1-2, shkruan IndeksOnline.

Parisienët kaluan të parët në epërsi, me golin e Zaire-Emery, në minutën e 14-të.

Gëzimi i tyre zgjati vetëm katër minuta, pasi Nahuel Molina barazoi shifrat në 1-1. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Tre pikë Atletikos ia siguroi Angel Correa, i cili shënoi gol disa sekonda para fundit të ndeshjes, në minutën 90+3.

Me këtë fitore, Atletiko Madrid shkon në kuotën e 6 pikëve, dy më shumë se PSG./IndeksOnline/