75 Mall Live Search
23:13 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Bayern harron humbjen nga Barcelona, i rikthehet fitoreve në Ligën e Kampionëve

Bayern Munich ka harruar humbjen turpëruese nga Barcelona, dhe i është rikthyer fitoreve në Champions League.

Bavarezët sonte e mposhtën skuadrën e Benficas, me rezultat 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Jamal Musiala në minutën e 67-të.

Bayern dhe Benfica kanë nga 6 pikë secila, nga katër ndeshje në Ligën e Kampionëve./IndeksOnline/