Unai Emery: Jemi gati për Liverpoolin, po luajmë shumë ndeshje!

Skuadra e Aston Villas gjatë kësaj jave pësoi humbjen e parë në Ligën e Kampionëve, pasi minimalisht 1:0 u mposht nga Club Brugge.
Unai Emery u paraqit në konferencë për media para ndeshjes së vikendit ndaj Liverpoolit, shkruan Indeksonline
Emery tha se skuadra e tij është e gatshme edhe pse paksa e lodhur për shkak të orarit të ngarkuar të ndeshjeve.
“Nëse duam të luajmë në Ligën e Kampionëve ose në Europë, nëse duam të jemi pretendentë ose për të luftuar për trofe, ne duhet të luajmë tri ndeshje në javë. Ne kemi pushuar dhe këtë do e bëjmë edhe sot pasdite. Pastaj do përgatitemi për ndeshjen e nesërme dhe do jemi gati për të luajtur”, u shpreh Unai Emery
Aston Villa dhe Liverpooli takohen nesër nga ora 21:00 në stadiumin “Anfield”. Villa është në pozitën e 6-të me 18 pikë, kurse “The Reds” në pozitën e parë./Indeksonline/