Ja si votuan Messi, Modric, Kaka e Benzema për ”Kopa Trophy”

Në fund të muajit tetor u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve për Topin e Artë.
Çmimi kryesor, ai i futbollistit më të mirë të vitit i takoi mesfushorit spanjoll Rodri, i cili doli para Vinicius Junior, me 41 vota dallim, shkruan IndeksOnline.
Në atë mbrëmje u shpall edhe fituesi i çmimit “Kopa Trophy” që i jepet lojtarit më të mirë të ri.
Ky çmim i takoi futbollistit të Barcelonës, Lamine Yamal, ku fitoi përballë Arda Guler dhe Kobbie Mainoo.
Tashmë janë bërë publike votat e disa prej futbollistëve më të mirë e ndër ta janë, Lionel Messi, Luka Modric, Karim Benzema e Leite Kaka.
Votat kryesore për tre futbollistët më të mirë nga Messi ishin:
Lamine Yamal, Pau Cubarsi dhe Alejandro Garnacho.
Kapiteni i Real Madridit, Luka Modric votoi kështu:
Lamine Yamal, Arda Güler dhe Joao Neves.
Për çmimin ”Kopa Trophy” votoi edhe ish-fituesi i Topit të Artë, Leite Kaka.
Pikët maksimale nga braziliani shkuan për Lamine Yamal, Arda Güle dhe Kobbie Mainoo.
Ndërsa ish-lojtari i Real Madridit, Karim Benzema votoi kështu:
Lamine Yamal, Arda Guler dhe Alejandro Garnacho./IndeksOnline/