75 Mall Live Search
10:20 / E Diele, 10 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Gjakovë: Një burrë vdes në vendin e punës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Gjakovë, rreth orës 07:55.

Policia njofton se një burrë është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës.

Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.

“HETIM I VDEKJES- Gjakovë   09.11.2024 – 07:55. Është raportuar se në vendin e tij të punës  është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në raportin e Policisë.