75 Mall Live Search
15:01 / E Diele, 10 Nëntor 2024 / L A

Dramë në Podujevë, Prishtina barazon në fund ndaj Llapit

Ka përfunduar ndeshja e javës së 13-të mes Llapit dhe Prishtinës.

Llapi, ka barazuar ndaj “Bardhekaltërve” në stadiumin “Zahir Pajaziti, duke mos fituar në 6 ndeshjet e fundit.

Golat u shënuan nga Ilir Blakçori në minutën e 30-të, ndërsa për Prishtinën barazoi në minutat e fundit, Ardian Limani.

Prishtina, gjendet në pozitën e 4-të dhe ka gjithsej 21 pikë, ndërsa Llapi gjendet afër zonës së barazhit në pozitën e 7-të me 16 pikë./IndeksOnline/