A është ky lojtari i paralajmëruar nga Batatina? Llapi zyrtarizon lojtarin e Ballkanit
Llapi ka bërë një transferim gjatë ditës së sotme.
Ata zyrtarizuan mesfushorin Loris Kolgeci, i cili erdhi nga skuadra e Ballkanit.
Lajmin e bëri të ditur vetë klubi nga Podujeva, në një postim në faqen e tyre zyrtare.
“KF Llapi ka kënaqësinë të njoftojë transferimin e mesfushorit Loris Kolgeci, i cili ka nënshkruar kontratë me klubin tonë deri në vitin 2029. Pavarësisht interesimit nga disa klube të tjera kosovare, Kolgeci ka zgjedhur projektin bardhekaltër për të vazhduar zhvillimin e tij të mëtejmë. Me gjithsej 24 paraqitje me Ballkanin, i pjekur si futbollist dhe i gatshëm për sfidat e radhës, Lorisi vjen për të shtuar cilësinë dhe konkurrencën në repartin e mesfushës”, shkruhet në njoftimin e Llapit./IndeksOnline/

