75 Mall Live Search
15:04 / E Diele, 10 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Drita lider i Superligës, fiton me përmbysje ndaj Ferizajit

Drita i është rikthyer fitoreve në Superligë.

Pas barazimit me Prishtinën, ”Intelektualët” fituan si mysafire e Ferizajit, me rezultat 1-2, shkruan IndeksOnline.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa skuadra e Ferizajit kaloi e para në epërsi, me golin e Betim Haxhimusës, në minutën e 60-të.

Gëzimi i tyre zgjati vetëm tetë minuta, pasi Besnik Krasniqi barazoi shifrat në 1-1.

Drita vazhdoi të sulmonte dhe arriti ta përmbyste rezultatin në minutën e 72-të, me golin e Egzon Bejtulai, i cili i solli tre pikë nga ky udhëtim.

Drita tashmë është lider e tabelës me 25 pikë, tre më shumë se Ballkani dhe Malisheva, dy skuadrat të cilat nesër përballen mes vete.

Ndërsa Ferizaji mbetet në vendin e nëntë, me 9 pikë./IndeksOnline/