75 Mall Live Search
09:28 / E Hënë, 11 Nëntor 2024 / mp

Humolli: Nuk e votoj buxhetin

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, tha se buxheti për vitin 2025, është shkurtpamës dhe nuk sheh prespektivë të zhvillimit të vendit.

“Është shkurt pamës si buxhet dhe nuk shohim perspektiva të zhvillimit të Kosovës. Nuk më duket se duhet me pas ndonjë ndryshim nga buxhetet e kaluara. Për shkak të disa obligimeve nuk e kam parë si do të jetë ndarja’’ thotë ai.

Humolli shprehet se nuk do e votojë këtë buxhet, pa u zgjidhë disa probleme sipas tij.

‘’Unë nuk mundem me votu asnjë projektligj që sjell qeveria aktuale, pa e zgjidhë problemin e veteranëve të luftës edhe sigurimit shëndetësor për institucionet e sigurisë së vendit, gjitha të tjerat për mua janë hajgare. Nuk çojnë peshë asgjë’’, thotë a deputeti i pavarur dhe shton se institucionet po e godasin FSK-në, policinë dhe kategoritë e dala nga lufta dhe për këtë nuk pranoj të votoj asgjë.”